Victoria Beckham e lumtur për tatuazhin që i biri ka bërë për të

Stilistja e njohur Victoria Beckham duket mjaft e lumtur që djali i saj, Brooklyn ka bërë një tatuazh në krah për nënën e tij.

Ai ka treguar përpara disa ditësh tatuazhin për Victoria-n, por tashmë që stilistja i ka shkuar për vizitë djalit në New York, ajo tregon sa e lumtur është për këtë dedikim.

Brooklyn është zhvendsosur për në New York për të ndjekur studimet e larta. Mami Viki, teksa pozon krahë tij, duke treguar me gisht tatuazhin shkruan në foton e publikuar në Instagram,

“Tatuazh i madh. Puthje nga New York-u. Të dua”,-shkruan Victoria bashkangjitur fotos së publikuar në Instagram.

Tatuazhi është në formën e një zemre, dhe në mes të tij shkruhet “Mom”. Çfarë djali ky Brooklyn…

Share With:
Translate »
566 Views