Victoria Beckham uron prindërit e saj me fotot e rralla të dasmës, të papublikuara më parë

Victoria Beckham ka zgjedhur t’i urojë prindërit e saj në 50-vjetorin e martesës me disa foto nga dita e tyre më e veçantë teksa kurorëzuan dashurinë.

“Gëzuar 50-vjetorin e artë mami dhe babi. 50 vite. Shumë vite lumturi, ju duam të gjithë shumë”, ka shkruar Beckham krah postimit të saj në rrjetet sociale. Ndjekësit e kanë uruar gjithashtu Beckham për këtë ditë speciale të prindërve të saj, duke lënë komente nga më pozitivet.

Familja e njohur ka dalluar për historitë e saj të dashurisë, deri tek kjo e fundit e djalit të saj i cili propozoi për martesë të dashurën e tij, ndonëse është vetëm 21-vjeç.

Share With:
Translate »
391 Views