VIDE/ Përlotet Genc Fuga, merr mesazhin e bukur nga e bija

‘Rreze Dielli’ e priti Vitin e Ri me të ftuar special, mes festës, muzikës dhe emocioneve të bukura.

Në biseda të ngrohta dhe këngë të bukura, të ftuarit në “Rreze Dielli” uruan festat e fundvitit

Pas këngëve, valleve dhe ushqimeve plot shije ishte edhe momenti i hapjes së urimeve nga të njerëzit e dashur për secilin të ftuar të “Rreze Diellit”. Kartolinat e mbushura me fjalë të ngrohta dhe urime të papritura emocionuan dhe përlotën.

Aktori i njohur Genc Fuga mori mesazhin e bukur nga vajza, e cila studion në Gjermani. Një mesazh që e emocioni së tepërmi aktorin:

“ I dashur Babi, çdo mëngjes kaloj pranë teatrit Anhaltin  dhe shoh posterat e shfaqeve. Më kujton shumë detaje të bisedave tona, kur pinim kafen e dytë dhe të tretë të mëngjesit, kujtoj skenat që ke luajtur me shumë mjeshtëri dhe shfaqet që kemi parë dhe komentuar bashkë. Kanë qenë pjesë kaq e rëndësishme në ndërgjegjen time. E gjej veten shpesh t’I referohem dijeve të tua në të gjithë aspektet e jetës të përditshme apo akademike. Më jep vërtet fuqi që të kam ty për baba. Të puth fort nga Gjermania” ishin fjalët e kartolinës së vajzës së tij Fiona, që arritën të përlotin aktorin në studio.

Share With:
Translate »
98 Views