VIDEO/ Babai indian thyen tabutë, mirëpret me cermoni vajzën pas divorcit
Një rast i pazakontë ka ndodhur në Indi, ku divorci konsiderohet tabu. Pasi vajza e tij u nda nga një partner toksik, babai i saj e mirëpriti të bijën me cermoni në shtëpinë e fëmijërisë.
Pem Gupta e mbështeti vazjën pasi ajo zgjodhi të largohej nga shtëpia e vjehrrit. Për të festuar këtë vendim të guximshëm, familja e vajzës organizoi një “festë”, duke kërcyer në rrugë dhe duke ndezur fishekzjarre.
Në një shënim të sinqertë, At Prem Gupta shprehu rëndësinë e respektimit dhe nderimit të vajzave tona, veçanërisht kur është në rrezik mirëqenia e tyre.
“Kur martesa e vajzës suaj bëhet me madhështi dhe shfaqje dhe nëse bashkëshorti dhe familja rezultojnë të gabuara ose bëjnë gjëra të gabuara, atëherë duhet ta ktheni vajzën tuaj në shtëpinë tuaj me respekt dhe nder, sepse vajzat janë shumë të çmuara,”u shpreh Prem Gupta.