VIDEO/ Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme për Jonadën, ja kush e shoqëroi
Moderatorja Bora Zemani ka qenë kryefjalë e mediave, kjo për shkak të jetës së saj personale dhe historisë së bujshme me aktorin Donald Veshaj.
Së fundmi moderatorja është shfaqur në publik ku është filmuar si rrallë herë. Bora së bashku me djalin e saj ka qenë pjesë e protestës së zhvilluar ditën e hënë përpara Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e rëndë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas me skaf nga ish-oficeri i policisë, Arjan Tase.
Kjo video është bërë ngë të pranishmit, ndërkohë Bora në rrjetet e saj nuk ka bërë asnjë reagim.
Kjo ishte protesta e dytë, për të kërkuar drejtësi për vogëlushen, Jonada Avdia, e cila u vra nga një motor uji, që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase.