Reperja me famë botërore Cardi B, ka ditur si të surprizojë një fanse të saj, e cila së fundmi është diagnostikuar me kancer.

Cardi ka përgatitur me duart e veta një paruke, të cilën ia ka dhuruar një 11-vjeçareje.

Reperja e njohur ka ndarë të gjithë këtë moment me ndjekësit e saj, me anë të një postim në “Facebook”.

Në video reperja shfaqet duke mësuar artin e krijimit të një parukeje,  nga prodhuesi i tyre, Tokyo Stylez.

“Paruket janë të shtrenjta. Jam me të vërtetë e lumtur që parukja që bëra sot, do të dhurohet. Shpresoj t’i shkojë një njeriu të veçantë”, shprehet reperja në video.

Në fund të episodit, 11-vjeçarja Khloe hap kutinë e dhuratës dhe kur shikon paruket brenda “fluturon” nga gëzimi.

Më pas e vendos në kokë dhe nuk i ndalon lotët t’i rrjedhin ndër faqe prej emocioneve.

Screenshot_3-35-780x439

Screenshot_2-48

fd4304ac-7c1a-4a94-bc1c-125175f78100

14e997fd-569d-43fc-b2e5-5b5f0bf6b1a9

Për më shumë shikoni videon.