Video e Kylie-t, moderatorja e ka me Kim Kardashian: Është egoiste

Pas një historie e cila ngjante më një telenovelë, Kylie Jenner solli në jetë vajzën e saj. Lajmin e bukur zgjodhi ta tregonte nëpërmjet një videoje e cila solli reagime të shumta. Përveç lindjes së fëmijës në video dalin edhe imazhet e para të vajzës së Kim Kardashian, Chicago. Lidhur me këtë veprim prezantuesja njohur Wendy William e quajti Kim Kardashian ‘egoiste’ pasi tërhoqi gjithë vëmendjen që i takonte motrës së saj Kylie. “Në video shohim Chicago-n dhe mendoj se kjo është një gjë egoiste. Ky është momenti i Kylie-t dhe Kim del aty bashkë me beben. Kjo është egoiste”, u shpreh Wendy.

Share With:
Translate »
667 Views