Video e vogëlushes që do të urinojë si vëllezërit e saj po bën xhiron e rrjetit dhe na shkriu së qeshuri

Egreis e ka postuar fillimisht në Tik Tok dhe më pas në Instagram videon e vajzës sa saj që bredh nëpër shtëpi me një lodër në formën e organit gjenital mashkullor. Egreis e pyet çfarë e ka atë gjë dhe vogëlushja i shpjegon se i duhet për të urinuar. Ajo është motër e dy vëllezërve dhe sigurisht fëmijë me shumë kuriozitet brenda vetes. Të mos i futemi pastaj analizave të thella të psikologjisë dhe shpjegimeve se në fakt vajzat në moshë të vogël mendojnë se e kanë pasur organin gjenital, por për shkak të një gabimi (ose dëshirimit të babait) nëna ua ka hequr.

Kush ka lexuar Frojdin dhe komplekset e shpjeguara prej tij, e kupton edhe më mirë. Ndaj edhe pse njerëzve nëpër komente janë shkrirë së qeshuri prej situatës komike që është krijuar, psikologjikisht është shumë e kuptueshme.

Share With:
Translate »
416 Views