VIDEO/ Eneida Tarifa, në pritje të ëmbël?
Këngëtarja Eranda Libohova së fundmi ka publikuar një video ku shihet në shoqërinë e disa miqve mes tyre edhe Eneda Tarifa.
Eneda duket me një bark të rrumbullakosur dhe të shumta kanë qenë aludimet në rrjet se ajo mund të jetë në pritje të një fëmije me partnerin e saj, basketbollistin Gent Lasku.
Vetë këngëtarja ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këto aludime. Tashmë prej disa kohësh Eneda është në një lidhje me Gentin.
Të dy ata janë prindër edhe më herët nga martesat e mëparshme. Këngëtarja ka një vajzë nga ish-bashkëshorti Erjon Zaloshnja, ndërsa Gent Lasku ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten e tij.