Video mesazhi emocionues i djalit për Ermira Mehmetin

Ish-deputetja e Maqedonisë Ermira Mehmeti është emocionuar në emision “live” teksa në “Rudina” u shfaq një videomesazh nga djali i saj, Albesi. Albesi tha përmes videomesazhit se nëna e tij është më e mira pasi i fal dashuri dhe vrapon me të në park. Por, ndërkohë që dëgjonte fjalët e djalit, politikania është emocionuar madje edhe është përlotur teksa fliste për të.

“Djali ka disa gjëra që ai i thotë me krenari, siç është fakti që ka lindur në Tiranë. Për ne ka një simbolikë shumë të madhe që ai ka lindur në Shqipëri. Ne shikojmë filma shqiptarë të vjetër.

Ende nuk kam folur me djalin për divorcin pasi mendoj se është akoma herët, por mendoj se është një ngjarje normale e jetës. Mendoj se në një ambient ku bëjnë pjesë njerëz të emancipuar gjërat mund të zgjidhen përmes bisedës dhe marrëveshjeve për t’i ikur mosmarrëveshjeve. Besoj një ditë do të shkruaj një libër për vitet e mia turbulente. Pjesën më të madhe të meritave për mbijetesën time e ka nëna ime, ajo është boshti rreth të cilit ne rrotullohemi”, tha Mehmeti.

Mesazhi i djalit të Ermira Mehmetit:

“Unë jam Albesi dhe mami im quhet Ermira. Unë mendoj se ajo është nëna më e mirë në botë se më mer nga çerdhja, shëtisim nëpër park bashkë dhe më fal dashuri”.

Share With:
Translate »
733 Views