Shikoni si duket vajza e Angelina Jolie pas dy vitesh të trajtimeve hormonale për tu shndërruar në mashkull

Shiloh Jolie – Pitt,‘vajza e parë biologjike e Angelina Jolie dhe Brad Pitt është e njohur për stilin disi mashkullor, por shijet e Shiloh në veshje mund të kenë më shumë lidhje me prirjet e saj sesa me modën.

Shiloh ka filluar që në moshën 9 vjeçare terapinë hormonale për të ndryshuar gjininë. Shiloh apo John ashtu siç dëshiron vajza ta thërrasin sapo ka festuar ditëlindjen e 11 dhe është shumë e sigurtë që është një djalë i “ngecur” në trupin e një vajze. Siç shkruante portali amerikan Ibtimes.com, Angelina dhe Brad e kanë pranuar se e bija tyre ndihet dhe dëshiron të jetë djalë, madje vetë 40 – vjeçarja Jolie, në një intervistë të dhënë kohë më parë për Vanity Fair, tha se Shiloh kërkon që ta thërrasin John.

Ajo ka patur gjithmonë natyrën e një djali, në veshje, në sjellje dhe prindërit nuk e kanë patur aspak problem, madje në vitin 2015 ata ranë dakort që vajza t’i nënshtrohej trajtimit hormonal për t’i ndaluar ciklin dhe për ta shndërruar përfundimisht në mashkull.

*Foto e fundit/ si duket tani

Ajo është cilësuar nga specialistët një transgjinor dhe vetëm para pak ditësh kur Angelina është shfaqur në premierën e The Breadwinner fotografet kane fotografuar vajzen Angelinës e cila e veshur në një kostum të zi të jepte pamjen e një djali të vogël.

*Foto/ si dukej kur ishte me e vogel

Share With:
Translate »
1250 Views