VIDEO/ “Mi ka shpëtuar Zoti”, babai i 42-vjeçarit që iu bë atentat: Në makinë ishin dy djemtë!

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në zonën e Don Boskos në Tiranë, këtë të enjte.

Makina e 42-vjeçarit Rudolf Zefi, me të cilën po lëvizte u qëllua me armë zjarri nga një person që ecte në këmbë.

Ndërkohë babai i 42-vjeçarit ka thënë, se nuk kanë pasur asnjë problem.

“Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka treguar se në automjet kanë qenë dy djemtë e tij, dhe jo vetëm 42-vjeçari siç edhe u raportua fillimisht. Në makina janë evidentuar katër plumba në xham.

Share With:
Translate »
51 Views