Video/ Në vend të litarit, fëmijët në Vietnam përdorin gjarprin e ngordhur për të luajtur

Në mungesë të litarit, disa fëmijë janë filmuar në Vietnam duke luajtur me gjarprin e ngordhur që e përdorën për një lojë që edhe në vendin tonë është praktikuar ndër vite.

Këta tre fëmijë këndojnë dhe kërcejnë dhe në vend të litarit përdorin gjarprin. Madje një zë i një gruaje dëgjohet pas kamerës duke inkurajuar fëmijët që të vazhdojnë me lojën.

Kjo video që nga publikimi dy ditë më parë, është bërë virale dhe deri më tani është shikuar nga më shumë se 90 mijë persona.

Vietnami është një nga vendet që prinë në listën e vendeve me biodiversitet të pasur, dhe është “shtëpia” e gjarpinjve të llojeve të ndryshëm.

Share With:



139 Views