Video/ Nëna e tmerruar i heq priftit fëmijën nga duart, donte ta mbyste gjatë pagëzimit
Një prift ortodoks rus është njeriu më i urryer në rrjetet sociale. “Njeriu i zotit” i njohur me emrin Photios në kishën e qytetit Gatchina, rreth 40 kilometra larg Shën Petersburgut është bërë protagonist i një pagëzimi që për pak mund të kishte shka ktu ar vdekjen e një vogëlushi. Ka qënë nëna e fëmijës që ka shmangur tragjedinë.

Por as kjo metodë nuk ka mjaftuar, me priftin që ka nisur të përdorë edhe forcën. Në atë moment është dashur ndërhyrja e nënës së fëmijës për të ndalur veprimin e çuditshëm të priftit, që e ka komentuar veprimin si diçka normale.
Foshnja nuk mbytej dhe nuk e goditi kokën në legen. Kam 26 vjet shërbim në kishë dhe gjithmonë përpiqem të bëj pagëzimin në atë mënyrë.”-tha Necheporenko.
Nëna e vogëlushit, Anastasia Alekseyeva u tha mediave ruse se atmosfera ishte e tensionuar që nga fillimi. Prifti veproi kështu, pasi ajo nuk i dinte lutjet.
“Pas zhytjes së parë, kuptova që foshnja po mby tej. Unë fillova ta tërheq nga krahët e priftit“,-shpjegoi gruaja, duke shtuar se vogëlushja ishte keqtrajtuar gjatë ceremonisë.
Si veprim normal është komentuar edhe Administrata e Kishës në Gatchina, që tha se pavarësisht se pamjet janë bërë virale, nuk ka asnjë ankesë zyrtare kundrejt priftit dhe për këtë nuk kanë të drejtë të marrin masa kundrejt tij.