VIDEO/ Nënë e bijë të përlotura, çfarë ndodhi në prapaskenë pas performancës së Anna Gjebreas

Anna Gjebrea shkëlqeu në skenën e “Këngës Magjike”, duke sjellë një performancë plot emocion. E rritur mes dritave të skenës dhe atmosferës së festivalit ku i ati, Ardit Gjebrea, ka qenë figurë qendrore për vite me radhë, Anna dëshmoi se po e ndërton me siguri rrugën e saj artistike, me një frymë të re që mbart talentin e gjeneratës së saj.

Arditi nuk e ka fshehur kurrë krenarinë për fëmijët e tij, Annën dhe Jonin, dhe këtë herë emocionet kanë qenë edhe më të forta.

Por momenti më prekës ndodhi pas performancës, kur Anna u takua me mamanë e saj, Anila Gjebrean. Në një video që po qarkullon, ato shihen teksa përqafohen me lot në sy, një përqafim i gjatë që tregoi gjithë emocionin, gëzimin dhe mbështetjen e pakushtëzuar të familjes.

Një çast i thjeshtë, por i madh në ndjenjë, që e bëri edhe më të bukur natën e festivalit.

Share With:
Translate »
98 Views