VIDEO/ Rasti i 13 vjeçares në Kavajë, deklarata skandaloze e drejtoreshës: Fajin e ka nëna e saj

Rasti i rëndë i 13 vjeçares në Kavajë po trajtohet thuajse në çdo media, duke analizuar fenomenin dhe problematikën.
Edhe ditën e djeshme, ‘Viktimat dhe përdhunuesit e Kavajës’ ishte tema e emisionit ‘Dritare me Rudinën’. Përtej të gjithë komentimit që ju bë ngjarjes dhe ndërhyrjeve me mesazhet e publikut, ajo që shokoi opinionin publik ishte deklarata e drejtoreshës së gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, Teuta Dobi.
Gjatë bisedës për mesazhin e ministrit Lleshaj, Dobi është shprehur se ai ka një djalë të mrekullueshëm që studion në gjimnazin që ajo drejton.
‘Edhe ajo nëna do të ketë një vajzë të mrekullueshme, të krijohen kushtet.’- u përgjigj Rudina dhe më pas erdhi reagimi i drejtoreshës:
‘Ajo nëna të mendojë ku ka gabuar me edukimin e atij fëmije. Ka dhe ajo fajin e saj, që vajza nuk i është hapur t’i flasi për problemet që ka. Vajza ka përsëritur gabimin.’
‘A e keni menduar ndonjëherë si ndihet ajo nënë, ajo vajzë sot? Si mund të thuhet kjo? Domethënë ka gabuar nëna?’- i është përgjigjur e revoltuar gazetarja Ola Bruko, duke e cilësuar të tmerrshme atë që u tha.
‘Ka dhe nëna fajin e vet. Nëse fëmija im gabon, sigurisht që edhe unë kam fajin tim.100% kam dhe unë faj. Ka humbur komunikimi nënë-fëmijë.’- ka përfunduar drejtoresha.
Këto fjali të thëna nga zonja Dobi nuk janë pritur aspak mirë në rrjetet sociale,duke qenë se nëse do të vlerësonim fajtorët në këtë situatë e fundit mund të jetë nëna dhe faji më i madh, do të ishte i gjithë shoqërisë sonë.

Share With:
Translate »
1131 Views