VIDEO/ Tragjedia në derë të shkollës, vendosen lule dhe qirinj në vendin ku u qëllua për vdekje 14-vjeçari

Lule dhe qirinj janë vendosur në vendin ku u vra 14-vjeçari Martin Cani, nxënës i shkollës “Fan Noli”.

Ngjarja e rëndë ku u përfshinë 3 nxënës, ndodhi mesditën e së hënës në afërsi të shkollës 9-vjeçare.

Konflikti ka nisur mes viktimës dhe autorit të dyshuar, të cilët ishin në të njëjtën klasë.

Sherri ka nisur në pushim të gjatë, ku janë ndarë nga oficeri i shkollës dhe mësues, me pas pasi kanë përfunduar mësimin e kanë nisur sqarimin jashtë ambienteve të shkollës, ku degradoi nga grushte në përdorim të thikës.

Sipas te dhënave autori i dyshuar ka thirrur shokë të shkollës tjetër për ndihmë, ku njëri prej tyre është edhe shoqëruesi i parë në komisariat.

I gjithë sherri mes të rinjve dyshohet të ketë ardhur nga motivet e dobëta në rrjetet sociale, më pas në konfrontim fizik.

Viktima dhe i plagosuri që po merr trajtim mjekësor te Trauma ishin shokë me njëri-tjetrin.

Share With:
Translate »
40 Views