Video/ Turistja 7-muajshe shtatzënë lind në shtegun Theth-Valbonë, shpëton mrekullisht

Një turiste spanjolle në muajin e gjashtë të shtatzënisë është shpëtuar për mrekulli në shtegun Theth-Valbonë falë ndërhyrjes në kohë të ekipit të Njësisë së Helikopterëve.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Manastirliu tha se “nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën, falë kujdesit mjekësor të stafeve tona”.

Pilotët e Njësisë së Helikopterëve vijojnë të jenë në gatishmëri gjatë këtij sezoni veror për të shpëtuar jetën e pushuesve si në zonat malore dhe ato bregdetare.

Gjatë këtij sezoni ata kanë shpëtuar 38 pushues e turistë në alpet e Shqipërisë dhe zonat turistike bregdetare.

Në të gjithë vendin ekipet mjekësore janë në gatishmëri gjatë këtij sezoni veror.

Ndërkohë  që janë 30 qendra shëndetësore verore që ofrojnë shërbime, vizita, konsulta, mjekime, me përforcim të personelit shëndetësor, me stafe të cilat trajnohen në vazhdimësi, për të menaxhuar rastet urgjente, e po ashtu përforcim me barna dhe materiale mjekësore.

Share With:
Translate »
61 Views