Video/ Vetëm nënës dhe djemve të One Direction u është mirënjohës Harry Styles për arritjet e tij

Harry Styles ishte fituesi më i madh i çmimeve BRIT, duke fituar në katër kategori në të cilat ishte nominuar, një javë pas triumfit të tij në Grammy.

Styles fitoi “Mastercard Album of the Year” për albumin e tij “Harry’s House”, kënga e vitit për hitin e tij “As It Was”, akti më i mirë pop/R&B dhe artisti i vitit.

“Unë jam me të vërtetë, shumë mirënjohës për këto çmime dhe i vetëdijshëm për privilegjin tim këtu sonte”, tha Styles në fjalimin e tij, duke ia kushtuar çmimin e artistit të vitit listës së këngëtareve femra.

Harry përmendi të parën nënën e tij që e regjistroi pa i thënë në ‘X Factor” dhe më pas djemve të ish-grupit të tij “One Direction”.

Në skenën e BRIT Awards i përmendi të gjithë me radhë.

Styles, i cili u bë i famshëm në shfaqjen e talenteve “The X Factor” si anëtar i grupit të djemve One Direction, javën e kaluar fitoi dy çmime Grammy, duke përfshirë albumin e vitit.

Share With:
Translate »
97 Views