Videoja e dhunshme e të miturave në Vlorë, reagon pas 2 ditësh Policia
Në datë 22 gusht, në redaksinë e JOQ Albania, mbërriti një video ku shihej se si disa vajza të mitura dhunonin bashkëmoshataren e tyre në Vlorë. (SHIKO VIDEON KËTU) Pas publikimit të video në JOQ, ka reaguar policia e Vlorës.
Kjo e fundit bën me dije se janë ndjekur procedurat e nevojshme në prani të prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit. Mësohet se vajzat e identifikuara, janë dy shtetase, 14 vjeçe dhe tjetra 15 vjeçe.
Kujtojmë se në video, vajzat tallnin dhe tërhiqnin zvarrë përtokë bashkëmoshataren e tyre duke i krijuar një presion psikologjik. Ndërkohë, ndryshe nga shumë drejtori të tjera, DVP Vlorë ka ‘harruar’ të përmendë JOQ Albanian.
DVP Vlorë
Si rezultat i verifikimeve të kryera për një video të shfaqur në një portal, në të cilën ishin filmuar disa të mitura që dhunonin dhe bullizonin një bashkëmoshatare të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë identifikuar të miturat që shfaqen në këtë video, konkretisht 2 shtetase 14 vjeçe dhe një shtetase 15 vjeçe. Veprimet procedurale të kryera për këtë rast janë bazuar në udhëzimin nr. 15, të datës 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm, dhe janë kryer në praninë e prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme