Videoja më e ëmbël e mbrëmjes: Gabrieli i thërret ‘babi’ të dashurit të Hueydës

Tre vite më parë, balerina e njohur Hueyda El Saied, nisi romancën e re me një burrë të quajtur Thierry, i cili para se të ishte partneri i Hueyda-s, ishte mik i saji prej 6 vitesh.

Tashmë ata jetojnë së bashku dhe vazhdimisht në postimet e saj në Instagram Hueyda tregon se është tepër e lumtur me jetën e saj të re.

Vogëlushi i saj, Gabrieli, shkon shumë mirë me partnerin e të ëmës dhe siç Hueyda ka treguar edhe më herët, pa e mësuar askush, ai ka nisur t’i thërrasë ‘baba’.

“Tani kemi një person që jeton me ne, një person që na mbron, na inkurajon dhe na do shumë. Gabrieli, pa i thënë unë, ka vendosur vetë ta thërrasë ‘babi’”-ka rrëfyer ajo gjatë një interviste.

Në një video të publikuar në Instastory, balerina ka filmuar të birin i cili e thërret Thierry-n “babi”, teksa i drejtohet t’i japë gotën e tij për të pirë koktejlin e përgatitur nga vetë ai, siç mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.

Share With:
Translate »
671 Views