Viktoria Beckham risjell pozën e famshme dhe vogëlushja e saj i vjen në ndihmë

Victoria Beckham ka demonstruar sërish se sa fleksibël është dhe këtë herë i ka ardhur në ndihmë edhe vogëlushja e saj, Harper. Stilistja është shumë e njohur për pozën e saj të famshme me një këmbë të ngritur sipër në ajër, të cilën e ka risjellë sërish në formën më perfekte.

Harper i ka dhënë këtë herë një dorë në realizimin e fotos dhe duket se është goxha e talentuar si fotografe. Fotografia është shkrepur në shtëpi dhe Victoria ka treguar se ajo i është bashkuar thirrjes së mjekëve për të punuar nga banesa për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

E ngrohtë dhe gati për një javë pune nga shtëpie. Fotografia nga Harper Seven”, ka shkruar Victoria përkrah imazhit.

 

Poza e Victoria Beckham është kthyer hit në rrjet dhe pasi ajo e realizoi për herë të parë shumë vajza të tjera e ndoqën dhe u përpoqën të bënin të njëjtën gjë. Megjithatë Victoria ka treguar se ai ajo nuk mundet ta realizojë askush tjetër, ndaj i ka vendosur edhe emrin “Poza e Victoria Beckham”.

Share With:
Translate »
317 Views