Vin Veli baba për herë të dytë, del foto e parë e vogëlushit
DJ i njohur Vin Veli ka mirëpritur fëmijën e tij të dytë, këtë herë me partneren e tij të re, Karolina Gasiunaite. Lajmi u konfirmua pasi Karolina ndau një foto emocionuese në Instagram, ku shihet me foshnjën, pa zbuluar detaje të mëtejshme. Ndër urimet e shumta në postimin e saj, spikati edhe komenti i Vin Velit, i cili reagoi me disa emoji me sy zemrash.
Çifti janë parë së bashku në disa momente të veçanta, përfshirë festën e ditëlindjes së Karolinës, ku ata shfaqeshin të lumtur dhe me duart e bashkuara, duke treguar qartë harmoninë e tyre.
Kujtojmë se Vin Veli është gjithashtu baba i një djali 10-vjeçar, Arbor, nga lidhja e tij e mëparshme me moderatoren Bora Zemani. Pavarësisht ndarjes, dyshja vazhdojnë të ruajnë raporte të mira. Kjo u vu re edhe gjatë festës së ditëlindjes së Arborit, ku të dy ishin të pranishëm për të festuar këtë moment të veçantë për djalin e tyre.
Urime për Vin Velin dhe Karolina Gasiunaite për këtë gëzim të ri në jetën e tyre!