Vin Veli flet për raportin me Bora Zemanin dhe Arborin që do t’i bashkojë gjithë jetën

Edhe pse kanë vite të ndarë dhe secili ka vijuar jetën e tyre, Bora Zemanin dhe Vin Veli do i bashkojë gjithnjë një dashuri shumë e madhe, siç është djali i tyre Arbori.

Ata kanë treguar se dinë të jenë prindër shembullor pavarësisht raportit mes tyre. Kështu, për shembull, një vit më parë u shfaqën bashkë krah djalit të tyre në festën e tij të abetares.

Por, siç është raporti i tyre përtej asaj që shohim në rrjetet sociale? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Dj i njohur në një intervistë të fundit.

“Marrëdhënia është shumë e mirë. Gjithmonë ka qenë me mirëkuptim. Kemi qenë bashkë gjithmonë për të përbashkëtën tonë, djalin.”-tha ai për T7.

Ndërsa i pyetur për të birin, Vin Veli tha se është gjithë kohës pranë tij. Dhe kur është larg Tiranës komunikon përmes telefonit.

“Arborin e takoj shpesh, gjithë kohës. Edhe nëse nuk jam në Tiranë lidhem disa herë në ditë. Është në mendjen timë gjithë kohës, 24 orë.”-tha ai.

Share With:
Translate »
63 Views