Vincent Cassel do të bëhet baba për herë të katërt, e dashura e 30 vite më e re, publikon fotot e pritjes së ëmbël

Aktori i njohur Vincent Cassel, është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën e tij Narah Baptista pas një viti ndarje nga ish-gruaja e tij Tina Kunakey.

Aktori francez, 57 vjeç, u pa për herë të parë me modelen Narah, 27 vjeç, në nëntor të vitit të kaluar, pasi ai dhe Tina besohej se ishin ndarë në prill.

Me anë të disa postimeve në Instagram, Narah shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur ndërsa njoftoi shtatzëninë e saj.

Ajo dukej shkëlqyeshëm teksa mbante veshur një fustan të zi elegant me një bust të cilin e kombinoi me një palë vathë të mrekullueshëm ngjyrë kafe.

“Nëna po të pret…”, ka shkruar Narah në postim.

Vincent tashmë është baba i tre vajzave, Deva dhe Leonie, të cilat i ndan me aktoren dhe modelen italiane Monica Belluçi, si dhe Amazonie, pesë vjeç, të cilën e mirëpriti me Tina Kunakey në 2019.

Lajmi për dyshen erdhi pasi ata u shfaqën në Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit në korrik.

Duke pozuar para monumentit më të famshëm të kryeqytetit francez, çifti u duk më afër se kurrë në nisjen e ngjarjes madhore sportive.

Vincent u duk se konfirmoi marrëdhënien e tij me modelen Narah gjatë një udhëtimi në Rio de Janeiro nëntorin e kaluar.

Ata dukeshin të afërt me njëri-tjetrin ndërsa shijonin një darkë duke festuar ditëlindjen e Narah në Romë.

Dyshja shiheshin të lumtur dhe nuk mund të ndalonin së qeshuri ndërsa bisedonin dhe shijonin vaktin.

Vincent i njohur më së shumti për rolet e tij në Ocean’s Tëelve dhe Black Sëan së fundmi u shpreh se ishte i lumtur pas ndarjes nga gruaja e tij prej pesë vitesh Tina Kunakey, 27 vjeç.

Me anë të një postimi në Instagram, Vincent ka shpërndarë foto dhe video të shumta nga udhëtimi i tij jashtë vendit, duke përfshirë një selfie,në të cilën ai ka shkruar: “Dëshiroja të isha i lumtur…Tani jam”.

Share With:
Translate »
33 Views