Virozat e vjeshtës, të ngjashme me shenjat e Omicron, mjekja: Imuniteti pas pandemisë ka rënë ndjeshëm

Infektimet nga virusi i pandemisë COVID-19 kanë pësuar rënie por pas javës së dytë të shtatorit kanë shpërthyer virozat.

Mjekja Violeta Kaçorri thotë se pacientët e infektuar përjetojnë simptoma relativisht të ngjashme me ato të COVID si temperaturë të larte, dhimbje kockash dhe  kollë por që në fakt testet për këtë virus rezultojnë negativ.

Kjo pasi edhe nëse është ndonjë nënvariant i Omicronit, nuk dallohet lehtë nga virozat.

Për mjeken shkaqet e fluksit të shtuar të virozave janë rënia e fortë e imunitetit tek pacientët që kanë kaluar më shumë së dy herë COVID si dhe luhatja e fortë e temperaturave brenda një dite siç janë këto tipike të vjeshtës.

Mjekja tërheq vëmendjen se muaji tetor është muaji ideal për vaksinën antigrip. Dimri nuk pritet të jetë i lehtë në sëmundshmëri ndaj të moshuarit dhe të sëmurët kronikë duhet të mbrohen si me dozën buster anticovid të përditësuar ashtu edhe me atë të gripit.

E rëndësishme gjatë ndryshimit të stinëve është kujdesi i shtuar për të imunizuar organizmin në mënyrë natyrale ose me suplemente dhe izolimi i menjëheshëm kur përjetojmë simptoma.

Share With:
Translate »
97 Views