Rastet e fëmijëve me variçelë në vendin tonë

Edhe pse me raste më të pakta se në pranverë, mjekët pediatër shprehen se vijon të jetë në qarkullim sëmundja e variçelës, kryesisht tek të vegjlit.

Kjo sëmundje në shumicën e rasteve prek moshat parashkollore sipas mjekes Sonila Brati, të cilët e kalojnë me simptoma më të lehta.

Ndërkohë mjeket theksojnë se me ardhjen e vjeshtës janë shtuar edhe rastet e fëmijëve që preken nga viroza të ndryshme, ndaj u rekomandojnë prindërve të tregohen të kujdesshëm me shëndetin e të vegjëlve.

Share With:
Translate »
33 Views