Vivian Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk debuton në pasarela si modele

Karriera e saj është ende në fillimet e saj, por Vivian Jenna Wilson, vajza 20-vjeçare e miliarderit Elon Musk dhe shkrimtares Justine Wilson, ka hyrë zyrtarisht në botën e modës me një fushatë për markën queer Wildfang. Debutimi i saj, më 15 maj, ishte më shumë se një paraqitje vizuale – ishte një deklaratë identiteti.
Në një foto të fuqishme, Vivian pozon me një kostum në ngjyrë livando dhe një bluzë me mbishkrimin:

“Të ekzistosh nuk duhet të jetë një akt revolucionar”

Vivian Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk debuton në pasarela si modele
– një mesazh i drejtpërdrejtë dhe i thellë personal. Përveçse pozoi për fushatën, Vivian kontribuoi edhe në krijimin e një bluze tjetër, nga e cila të gjitha të ardhurat do të shkojnë për The Trevor Project, një organizatë që ndihmon të rinjtë LGBTQ+ në krizë.
Marka Wildfang e përshkroi Vivian si:“e guximshme, e zgjuar dhe simbol i shprehjes autentike.”

Krenari, stil dhe rezistencë

Vivian Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk debuton në pasarela si modele

Vivian ka bërë “coming out” si grua transgjinore në moshën 16-vjeçare dhe që atëherë ka ndërtuar identitetin e saj publik larg figurës së të atit. Në vitin 2022, ajo ndryshoi ligjërisht emrin dhe mbiemrin, duke hequr dorë nga mbiemri Musk. Pavarësisht komenteve të shumta dhe shpeshherë fyese të Elon Musk ndaj identitetit të saj, Vivian ka qëndruar e vendosur dhe e qartë në rrugëtimin e saj.

Vivian Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk debuton në pasarela si modele
Në një intervistë për Teen Vogue, ajo foli për pasionet e saj (përfshirë emisionin RuPaul’s Drag Race), për stilin e saj personal, dhe për mënyrën se si moda është bërë një mjet aktivizmi për të.
Fushata e saj me Wildfang, me titull “Say My Name”, është një homazh ndaj dukshmërisë dhe të drejtës për vetëpërcaktim.

Vivian Wilson, një zë i ri në modë
Për Vivian, moda është vazhdim i natyrshëm i procesit të saj të vetë-identifikimit. Ajo e përshkruan me humor stilin e vet si:
“Një tridhjetëvjeçare gjermane e dehur me verë, e veshur totalisht me të zeza”.
Por pas këtij përshkrimi ironik fshihet një liri për të qenë vetvetja, për të veshur çfarë i pëlqen pa u ndikuar nga kufizimet gjinore.

Vivian Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk debuton në pasarela si modele
Sot ajo qëndron larg ndikimit të të atit dhe më afër mbështetjes së nënës dhe rrethit të miqve të saj, duke gjetur forcë në komunitetin queer dhe në vetë pranimin.
Qëllimi i saj?
Të ndihmojë në krijimin e një bote ku të jesh vetvetja nuk është akt rebeVivian Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk debuton në pasarela si modelelimi, por thjesht një realitet i pranuar dhe i natyrshëm.Vivian Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk debuton në pasarela si modele

Share With:
Translate »
63 Views