Vizioi vitin e kaluar Shqipërinë, Ivanka, vajza e Trump po ndërton një fshat turistik në jug
Vajza e Trump po ndërton një fshat turistik në bregdetin shqiptar. Fotot nga projekti janë postuar nga bashkëshorti i saj Jared Kushner dhe janë ripostuar nga Ivanka. Duket se projekti do të realizohet në jug të vendit.
Mediat e huaja si Bloomberg dhe New York Times kanë shkruar në lidhje me këtë investim.
Vetë Jared, dhëndri i Trump shkruan:
“Të emocionuar për të ndarë disa imazhe të hershme të projektimit për projektet që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit”.
Vizita e Ivanka Trump një vit më parë në Shqipëri nuk ka qenë thjesht periudhë pushimesh. Siç duket Ivanka ka qenë duke kërkuar vendin perfekt për të investuar.
Ky projekt vjen në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane ku edhe pse i pazyrtarizuar, Trump pritet të jetë kandidat përballë Biden.