Vjehrra më thoshte “do shesim fëmijët”, nëna nga Fieri rrëfen kalvarin e gjatë të vuajtjeve që ka përjetuar
Një grua nga Fieri ka rrëfyer në emisionin me “Me Zemër të Hapur” të gjitha peripecitë dhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe dhimbjeve që ka përjetuar gjatë gjithë jetës së saj.
Jeta e saj mori një tjetër drejtim që në moshën 5-vjeçare, kur prindërit e saj u ndanë dhe ajo u rit nga e ëma, e cila e ka keqtrajtuar vazhdimisht.
Pas dhunës së ushtruar nga nëna e saj, 47-vjeçarja rrëfen se ka jetuar në Shtëpinë e Fëmijës.
Nëna nga Fieri shprehet:
Kam lindur në 1972, në Fier, prindërit u ndanë kur mamaja ime ishte shtatzënë. Kujdestaria ime ngeli te mamaja e cila u kthye në Roskovec të Fierit me mua. Kur isha 5 vjeç u larguam për në Vlorë, aty filloi keqtrajtimi im nga mamaja, nga frika e drurit flija dhe jashtë në lulishte. Me vonë i bënë denoncim për keqtrajtimin tim, dhe e dënuan me burg dhe internim. Mua më çuan në Shtëpinë e Fëmijës, Sarandë nga aty në Tiranë pranë shkollës teknologjike. Nëna më nxirrte për të lypur, dhe nëse nuk çoja para në shtëpi, më dhunonte. Kur më panë shenjat në trup, më morën dhe më çuan në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë fillimisht e më pas në Tiranë. Në moshën 14-vjeçare jam larguar nga qyteti i Sarandës dhe kam ardhur në Tiranë në shkollën teknologjike.”
E sikur të mos mjaftonte kjo, telashet për gruan nga Fieri sapo kishin nisur.
Fillimisht ajo tregon se u martua me një djalë i cili u largua në Greqi, ndodhur në të tilla rrethana ajo u rikthye për të jetuar me të ëmën, e cila e detyroi të rimartohej me dikë tjetër. Gruaja rrëfen se pranoi vetëm që të ikte nga shtëpia.
Ajo shprehet:
Pranova vetëm të ikja nga ajo nënë, burri më mori dhe u nisëm për në Greqi, por nuk e dija që burri im kishte mendime të tjera për mua. Gjatë kohës që jetuam në Greqi, kuptova se çfarë qëllimi kishte. Ndaj dhe i thashë që ‘s’dal të punoj ashtu si thua’. Fillova të punoj në vjelje rrushi në Rodos të Greqisë, ku linda dhe një djalë.”
Gruaja thotë se në vitin 1995, ajo u kthye në Shqipëri, por bashkëshorti nuk donte që ajo të jetonte me prindërit e tij. Aty ajo kuptoi që ishte shtatzënë sërish, pra priste fëmijën e dytë. Prindërit e burrit nuk dëshironin që ajo të jetonte me ta.
Ndodhur në të tilla rrethana, 47-vjeçarja i la fëmijët në jetimore.
E tronditur, ajo thotë:
Familja e burrit nuk më pranonte, për shkak të nënës që kisha. Nuk na pranonin në shtëpi. Qëndroja në bunker. Fëmijën e parë e kisha me meningjit, dhe i kam kërkuar të qëndroja në shtëpi. Ai më ka dhunuar dhe më ka kyçur në një dhomë me çelës. Së bashku me nënën e tij më dhunonin. Vjehrra dilte në lagje dhe thoshte se e kemi marrë për ta punuar, dhe fëmijët janë për t’u shitur, nuk janë fëmijët e tyreGjatë kësaj kohe, një dite burri im më shiti te njëri, duke më thënë nisu në Greqi se do vij më mbrapa. Rrugës më tha vetë personi që ishte i lagjes; që unë të bleva. I qava hallin, i thashë të ka gënjyer s’jam për këtë punë. Atij i erdhi keq, më ndihmoi, më kthehu mbrapsht. Kur vajta të shtëpia më mbyllën prapë mos të flisja, më kërcënonin ‘do të heqim kokën…s’ka kush të të kërkojë që ke humbur.”
Familja gjatë vitit 1997 u transferua në Greqi. Situata sipas gruas vazhdonte po njësoj. Ajo rrëfen se dhunohej psikologjikisht dhe fizikisht, por se nga frika, asnjëherë nuk ka guxuar ta denoncojë të shoqin, raporton “Balkanweb”. Pas shumë peripecive, gruaja rrëfen se sot ndjehet e kërcënuar pasi vjehrra e saj e akuzon për dhunë, kjo e fundit ka marrë edhe urdhër mbrojtjeje.
Më tej, Adelina rrëfen:
Edhe kur sëmureshin vjehrri dhe vjehrra, edhe kur jetonim në Greqi, u jam gjendur. Kam qëndruar afër tyre edhe kur janë operuar dhe kur kanë pasur nevoja financiare. Jetoja në një dhunë psikologjike nga ai njeri, por s’doja që fëmijët e mi të shkonin në Shtëpinë e Fëmijës.”
Në emision ajo ka treguar se fëmijën e parë e ka me njeriun që u lidh, por nuk u martua kurrë dhe se këtë ia kishte thënë edhe burrit që e mori për ta nxjerrë në rrugë. “Kur u lidha me burrin e parë, isha 3 muajsh e gjysmë shtatzënë. Vjehrra e thoshte në të gjithë lagjen këtë fakt dhe herën tjetër kur isha shtatzënë me fëmijën e dytë, ajo vazhdonte me të njëjtën sjellje. Nuk mund të quheshim një familje, sepse ata më kishin marrë për prostitucion. Mënyra si më kanë trajtuar unë e quaj krim”, tregon 47-vjeçarja.
Duke u ndalur tek jeta në Greqi, ajo tregon se për shkak të gjendjes shëndetësore pranoi të kthehej në Shqipëri, dhe të rregullonin shtëpinë ku jetonin.
47-vjeçarja thotë se:
Bashkëshorti në Greqi punonte në ndërtim, ndërsa unë punoja në hotele. Një periudhë isha menaxhere, por për shkak të gjendjes shëndetësore s’e përballoja dot punën. Kishim shpenzime shumë të larta atje, dhe mendova të ktheheshim, në Shqipëri të rregullonim shtëpinë.”
47-vjeçarja tregon se burri i saj i ka dhunuar edhe djalin e vogël.
Ajo shprehet:
Djali psikologjikisht ishte jo mirë, djali i vogël. Burri nuk donte t’ia dinte fare për këtë gjë. Sapo mësova se ndaj djalit ishte ushtruar dhunë psikologjike, u largova bashkë me të nga banesa dhe u riktheva vetëm atëherë kur djali ishte mirë. Nuk bëra divorc ligjor për shkak të problemeve që do kisha për dokumentet. Ramë dakord për divorcin, takova avokatin e tij por ai nuk pranoi të firmoste, nuk futej në zyrë. Vjehrra kishte marrë urdhër mbrojtje, por unë s’e kam idenë pse e morën këtë urdhër. Nuk e dija as se çfarë ishte ky urdhër, dhe shkova në polici.”
Ajo akuzon bashkëshortin dhe nënën e tij se duan ta nxjerrin jashtë nga shtëpia, për të cilën ka punuar dhe financuar. 47-vjeçarja kërkon ndihmë që gjithçka të ndahet ashtu siç i takon, dhe më pas do t’i japë divorcin babait të dy fëmijëve të saj.