Kim Kardashian i blen vajzës dy qen, ndjekësit i kundërvihen publikisht

Kim Kardashian ka shtuar dy anëtarë të rinj në familjen e saj, dy qen të cilët ja ka blerë si dhuratë vajzës së saj North. Ky gjest nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e Kim, të cilët i janë kundërvënë publikisht. Ata janë mërzitur për faktin se Kim i ka blerë dy qentë Pomeranian dhe nuk i ka birësuar. Madje ata janë habitur përse ajo ka marrë dy qen, kur për atë të parin nuk kujdesej fare. Kim ka publikuar në rrjete sociale foto të qenve dhe u ka kërkuar të gjithëve ndihmë për vendosjen e emrave. Disa i kanë sugjeruar emra të ndryshëm, të tjerët i janë kthyer shumë ashpër me komentet e tyre. “Ti vetë e ke pohuar  se nuk i pëlqen kafshët. Ne të gjithë e dimë se është stafi yt ai që kujdeset dhe trajnojnë qentë”, ka shkruar dikush. Gjithashtu ndjekësit e Kim shprehen se ajo ka si qëllim të shumojë rracën dhe jo t’ju japë mundësi për një shtëpi të re në strehimore. Në fakt Kim asnjëherë nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me kafshët dhe këtë e kanë treguar vitet.  Vite me parë Kanye West i bleu Kim një mace të bardhë, që e quajtën Mercy, por pas disa muajsh ajo ja dha asistentes se saj. Gjithashtu pak kohë më parë ajo u kritikua ashpër pasi një kavie që mbante vajza e ssj ngordhi brenda në kafaz.

Share With:
Translate »
357 Views