Detajet dhe fotot, lind fëmija i dytë afgan në Shqipëri
Ka ardhur në jetë fëmija i dytë afgan në Shqipëri, i cili ëhstë një djalë i një çifti që është i strehuar prej disa muajsh në vendin tonë pas trazirave në Afganistan.
Djali është pagëzuar me emrin Hamza, ndërkohë që nëna e tij e quajtur Laili Habib është e punësuar në një klinikë dentare në Tiranë.
Bashkëshorti i saj, Abdul Yusufi, është me profesion inxhinier dhe ka punuar në pjesën ushtarake të aeroportit të Kabulit, kur aeroporti ishte nën kontrollin e amerikanëve.
