Gjermania pritet të aprovojë dozën përforcuese për grupmoshën 12-17 vjeç

Komiteti i Përhershëm i Gjermanisë për Vaksinimin ka rekomanduar që të gjithë fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç të vaksinohen me dozën përforcuese. Rekomandimi vjen pavarësisht se rregullatori i barnave në Evropë nuk ka dhënë ende aprovim për këtë grupmoshë.

Kjo lëvizje e bën Gjermaninë një nga vendet e para në botë që e bën këtë rekomandim, ndërsa i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Hungarisë.

Sipas komitetit në fjalë, doza përforcuese për këtë grupmoshë duhet të jetë nga vaksina e prodhuar me teknologjinë mARN, Pfizer dhe nuk duhet të bëhet më herët se tre muaj pasi fëmija ka marrë dozën e dytë.

“Situata aktuale, me rastet në rritje për shkak të variantit Omicron dhe pasojat që mund të bien mbi sistemin shëndetësor në Gjermani, na bëhet e nevojshme që të zgjasim fushatën e vaksinimit,” thuhet në një njoftim të Komitetit.

Share With:
Translate »
23 Views