Vjen në jetë Zara, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të tretë

Këngëtari amerikan, Jimmie Allen është bërë baba për herë tretë. Bashkëshortja e tij, Alexis ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Zara James.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë këngëtari, me anë të një postimi në Instagram.

“Anëtarja më e re e familjes tonë është këtu dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur që më në fund po e takojmë. Alexis je një kampione! Të dua dhe jam shumë mirënjohës për ty!”, ka shkruar ai.

Share With:
Translate »
185 Views