Vjen pjestarja më e re në shtëpinë e Abanës dhe Jonit
Disa ndryshime të vogla kanë ndodhur së fundmi në shtëpinë e moderatores Arbana Osmani dhe vogëlushit të saj, Jonit.
Në familjen e tyre është shtuar një pjesëtare me katër putra, të cilën e kanë quajtur Ashka.
Duket se macja është shoqja më e re e Jonit, që do ta shoqërojë gjatë dhe do të bëhet tepër e dashur për të.
Këtë lajm të bukur e ka ndarë vetë Arbana në InstaStory, ku ka publikuar një foto të të voglit duke përkëdhelur macen.
“Pjesëtar i ri familjeje. Ashka”- shkruan moderatorja krahas pozës.
Së shpejti, Arbana do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo është në pritje të fëmijës së parë me regjisorin Eduart Grishaj.
Deri tani, lart e poshtë thuhet se bebushi do të jetë djalë, megjithatë Arbana ka vendosur të na lërë kuriozë edhe për pak kohë.