Gjithmonë duke shijuar natyrën, Jonida Shehu ndan momentet e fundjavës plot të qeshura me të bijën

Jonida Shehu ka treguar herë pas here se fundjavat e gjejnë duke shijuar natyrën së bashku me vajzën e saj. Së fundmi moderatorja ka ndarë një tjetër moment me vogëlushen pranë detit, ku shihen duke qeshur.

“Është më e thjeshtë kur qesh. E qeshura është ilaçi më i mirë, mami dhe vajza”, ka shkruar Shehu krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

Me siguri me rritjen e temperaturave, Jonida ka vendosur të shijojë detin dhe rrezet e diellit duke kaluar edhe më shumë kohë pranë tij.

Kujtojmë se prej disa muajsh Shehu nuk ka qenë pjesë e ekranit për shkak të pandemisë ‘Covid-19’, e cila ja privoi mundësitë për të pasur të ftuar në studion e saj, megjithatë ajo ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale.

 

Share With:
Translate »
867 Views