Vogëlushes i shpëton çiçi në klasë, veprimi i babait i lë të gjithë pa fjalë

Ben Sowards ka prekur mijëra njerëz në botë me veprimin që ka bërë për vajzën e tij.

Një ditë, bashkëshortja e tij Connie ka marrë një telefonatë nga vajza e saj, Valerie, në mes të ditës kur ishte në punë. Vogëlushja kishte bërë pa dashje çiçin në mbathje ndërkohë që ishte në shkollë dhe ishte mërzitur shumë.

Vajza duke qarë i kishte kërkuar nënës së saj të shkonte ta merrte. Vetë bashkëshortja i kishte treguar burrit të saj Ben situatën e sikletshme dhe ai shkoi në shkollë për të marrë vajzën Valerie.

“Më theu zemrën”,- ka thënë Ben. Ndërkohë që ai po shkonte në shkollë, i ka lindur një ide si ta zbuste disi incidentin që vajza të mos ndihej keq. Kështu hodhi ujë në pantallona, për t’u dukur sikur kishte bërë edhe ai çiçin në pantallona.

Por kur arriti në shkollë, reagimi i vajzës së tij e bëri gjithë idenë të pavlefshme, shkruan lifedaily.com.

Pasi shkuan në tualetet e shkollës, Ben i tha vajzës së tij: “Zemër, duhet të përdor çantën tënde për të fshehur njollën këtu, nëse duam të dalim që këtej”.

Në atë moment Valerie shpërtheu në të qeshura pasi e kuptoi gjithë idenë e babait të saj.

Kjo histori është shpërndarë pa fund në rrjet nga mijëra njerëz që kanë shprehur simpatinë e tyre për idenë origjinale të babait të vogëlushes. Veprimi i rradhës që na tregon edhe një herë se babi, është personi më i rëndësishëm në jetën e një vajze. 

Share With:
Translate »
8412 Views