Vogëlushët futbollistë dhe tranjeri gjenden të gjallë pas 9 ditësh
Ajo që dukej si një tragjedi kombëtare për popullin tajlandez, mrekullisht u kthye në një festë. 12 djem të rinj, pjesë e një skuadre futbolli, dhe trajneri i tyre u gjetën të gjallë në një shpellë pas 9 ditësh.
Të rinjtë të moshave 11 deri në 16 vjeç bashkë me trajnerin kishin shkuar të eksploronin shpellat më 23 Qershor, por nuk mundën të dilnin më që aty.
Futbollistët u gjetën nga disa zhytës britanikë, pas ditë të tëra kërkimesh ku u angazhuan forcat ushtarake tajlandeze, si edhe zhytës nga marina amerikane dhe ajo britanike. Sfida e ekipeve të shpëtimit është që t’i nxjerrin të gjallë prej aty, në një operacion që sipas mediave nuk duket i lehtë, duke pasur parasysh gjendjen e tyre shëndetësore.