Vogëlushi 9-vjeçar shet pikturat e tij dhe blen ushqim për kafshët e pastreha!

Jo të gjithë heronjtë mbajnë kapelë, megjithatë puna e tyre flet vetë. Kjo është historia e një djaloshi që dëshmon se edhe fëmijët, sidomos ata që janë të vegjël, kanë aftësi të ndryshojnë botën dhe të risjellin besimin te njerëzit.

Fëmijët gjejnë mënyra  të shkëlqyera, për të zgjidhur problemet që shpesh të rriturit nuk i zgjidhin dot.

Pyetja e madhe është: Si ta kombinoni dashurinë për pikturën me dashurinë për kafshët? Një 9-vjeçar nga Rusia, Pavel Abramov, ka përgjigjen e përsosur të pyetjes.

Artisti i ri i shet të gjitha pikturat e tij me portrete kafshësh. Ndryshe nga fëmijët e tjerë ai nuk pret paratë që të blejë lodra për vete, por që të blejë ushqime për kafshët shtëpiake të pastreha.

Pra, siç mund ta shihni të gjithë mund të ndihmojmë nga pak, dhe në fund ndryshimi do të jetë i madh.

Share With:
Translate »
637 Views