Vogëlushja me aftësi të veçanta ka fituar zemrat e miliona njerëzve. Ja arsyeja

Franceska e vogël, një vajzë me aftësi të veçanta, mund të jetë vetëm katër vjeçe, por që në këtë moshë është duke ecur me hapa të mëdha. Ajo është një modele e njohur dhe ka fituar zemrat e buzëqeshjen e miliona njerëzve.

Franceska që në moshë më të vogël është tërhequr nga bota e modës dhe e fotografisë. Kur ishte ende 2 vjeçe ajo mori pjesë në një konkurs rajonal për modeling dhe e fitoi atë.

Vitin e fundit vogëlushja ka zhvilluar pesë konkurse bukurie dhe paratë e përftuara prej tyre i ka dërguar për bamirësi. Ajo që publiku dhe ndjekësit në rrjete sociale vlerësojnë tek Franceska është buzëqeshja dhe pozitiviteti që përcjell. Qëllimi kryesor i katër vjeçares është të frymëzojë fëmijët e tjerë të këtij skeptri që të ndjekin ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

Share With:
Translate »
511 Views