Vogëlushja që imiton femrat më të njohura në botë
Nëna së bashku me një vajzë katër vjeçare në Kolumbi punojnë bashkë për të risjellë veshjet e femrave më të njohura në botë dhe që kanë lënë gjurmë ndër vite. Peña vendosi të hapte një llogari në instagram për të prezantuar dizajnet dhe fotot e realizuara prej saj dhe vajzës së saj Anës. Unë bashkë me burrin tim vendosëm që unë të qëndroja në shtëpi dhe të kujdesesha për Anën. Në fillim ajo qante shumë sepse ishte e vogël dhe nuk ishte mësuar me punën, por më pas u mësua dhe tani bën vetë përzgjedhjen e femrës që do t’i “kopjojë” veshjen.