Pafajësia e fëmijës, bëhet fotoja më e bukur nga fushata e Edit

Kryeministri Edi Rama e ka bërë traditë tashmë të përzgjedhë një foto nga përditshmëria e tij e ta cilësojë si “Foto e ditës”. Foto e përzgjedhur për ditën e sotme ka qenë shumë e veçantë. Gjatë takimit me qytetarët, kryeministrit i është afruar një vogëlush, pak më i vogël në moshë se Zaho dhe e ka puthur në hundë, si për t’i thënë që e ardhmja është në duart e tij. Shpresojmë dhe ne që cilido qoftë fituesi i zgjedhjeve, ta bëjë Shqipërinë më të mirë për ne dhe fëmijët tanë! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1422 Views