Vogëlushja realizon ëndrrën e fundit, martohet me shokun e ngushtë

Një vajzë e vogël 5-vjeçare është diagnostikuar me neuroblastoma, lloj kanceri për fëmijët dhe ka realizuar ëndrrën e saj më të madhe që rezultoi të ketë qënë e fundit. Eileidh Paterson nga Moray bëri një listë me gjërat që do të donte më shumë dhe ndër to bënte pjesë martesa me shokun e saj të ngushtë, Harrison Gier. Kështu familja i realizoi dasmën ku vogëlushja u vesh me fustanin e nusërisë dhe shkëmbeu varëse duke u shpallur ‘përjetësisht mike e ngushtë’, me 6-vjeçarin. Familjarët dhe miqtë u veshën me kostume si superheronjtë dhe princeshat duke e bërë ceremoninë si një përrallë me fund të lumtur.

Share With:
Translate »
1110 Views