Vogëlushja ‘trondit’ rrjetin, qëndron pranë pitonit 3 metra të gjatë

Një vajzë e vogël ka treguar se sa e afërt është me pitonin dhe mund të qëndrojë nën praninë e tij pa u shqetësuar. Jemi mësuar të shohim fëmijët që rrijnë pranë kafshëve, por Cher i ka habitur të gjithë me qetësinë e saj. Ed Taoka, një përdoruese në Facebook ka publikuar një video ku duket vajza e saj e vogël e ulur ngjitur me pitonin 3 metra të gjatë. Taoka është një adhuruese e gjarpërinjve, prandaj i ka mësuar fëmijët që të rrijnë afër tyre sikur të ishin pjesëtarë të familjes.Ajo u përball me kritika të shumta që e konsideronin një veprim të tillë si t ë rrezikshëm, sidomos kur nuk e dinë se si mund të veprojë zvarraniku.

Share With:
Translate »
722 Views