Vrasja në dasmë në Kosovë, viktima dyshohet se abuzoi me dy motrat e mitura të autorit

Mbrëmjen e djeshme (e premte), në parkingun e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës është qëlluar për vdekje 89-vjeçari, Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës. Mediat e Kosovës raportojnë se viktima është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është zyrtari i policisë Festim Ramadani i cili ka qëlluar disa herë mbi 89 vjeçarin.

Mediat në Kosovë raportojnë se shkaku i vrasjes së të moshuarit, ishte abuzimi me dy motrat e autorit, kur ato ishin vetëm 10 vjeç. Viktima ishte bashkëshorti i tezes së tyre dhe kishte strehuar familjen Ramadani gjatë kohës së luftës në Kosovë, kur ka ndodhur edhe abuzimi seksual.

Sipas të njëjtave burime, famljarët e Festim Ramadanit ishin të indinjuar me organet e drejtësisë të cilët ishin informuar për ngjarjen, por deri tani nuk ishte marrë asnjë vendim.

Fillimisht ju tregoi se polici nuk ka qenë në detyrë zyrtare, jashtë detyrës zyrtare. Ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile, ka kryer veprën këtu në vendin e ngjarjes para këtij lokali. Fatkeqësisht vrasja u krye me armë zyrtare, është armë e gjatë, por nuk është kallashnikov“, ka qenë reagimi i zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Share With:
Translate »
44 Views