Vrasja në det e Jonada Avdias, prokuroria e paqartë për akuzën ndaj Tases

Shtatë muaj nga vrasja me gomone e vajzës së mitur Jonada Avdia, hetimet e prokurorisë së Vlorës, kanë mbetur mes një udhëkryqi, për kualifikimin e veprës penale ndaj ish-shefit të komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

Ky i fundit që prej muajit Gusht 2022 vijon të qëndrojë në burg, ndërsa dosja kundër tij është në fazën përfundimtare nga prokurorja Eranda Felaj.

Por një dokument i mbëritur nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit në prokurorinë e Vlorës, ka treguar se pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja, ka pasur një korridor ujor për të lundruar mjetet motorike.

Kjo përgjigje ka sjellë anomali në hetimin e mëtejshëm të këtij rasti, pasi prokuroria e Vlorës është e pasigurt në kualifikimin e saktë të akuzës penale ndaj ish-shefit të komisariatit të Policisë Sarandë, Arjan Tase.

Përgjigjia e Agjensisë Kombëtare të Bregdetin, tregon se Arjan Tase ka qënë duke lëvizur në një korridor ujor të krijuar pikërisht në plazhin e Potamit.

Kjo situatë ka sjellë përshtjellim mes grupit të hetimit, nëse tashmë ndaj Tases duhet të ngrihet akuza e “Vrasjes nga pakujdesia” apo akuza e “Vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte”.

Hetimet për vdekjen e fëmijës Jonada Avdia, tashmë janë në fazën përmbyllëse dhe pritet që prokuroria e Vlorës, ti komunikojë njërën nga dy akuzat e mësipërme Arjan Tases.
Vdekja e vajzës së vogël në plazhin e Potamit, tronditi opinionin publik në kulmin e sezonit turistik. Më pas kjo ngjarje, në muajin shtator 2022 u kthye një ndër shkaqet e shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Punonjësi i policisë Arjan Tase, ka pranuar autorësinë e krimit, duke kërkuar falje para kolegëve të tij në Vlorë.
Ngjarja e rëndë u rregjistrua në mesditën e 2 Gushtit në plazhin e Potamit në Himarë.

E mitura po lahej në det me babain e saj, kur u përplas nga pjesa e motorit të skafit që drejtonte Arjan Tase. Vajza e vogël ka humbur jetën në vend.

Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në Atdhe për pushimet e verës.

Pas ndodhjes së ngjarjes është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si dhe inspektorët përgjegjës.

Share With:
Translate »
63 Views