Vrau gruan në sy të djalit, 58-vjeçari: E kisha paralajmëruar të mos shkonte në gjykatë

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Elbasan ku 58-vjeçari Koçi Buzo qëlloi me breshëri kallashnikovi bashkëshorten, pasi çifti doli nga seanca gjyqësore.

Në dëshminë e tij, Buzo ka thënë se i kishte kërkuar Liljana Buzos që mos të divorcoheshin, por ajo nuk e kishte dëgjuar. Ai është shprehur se e qëlloi pasi 54-vjeçarja e kishte denoncuar për dhunë dhe kishte frikë se do të futej në burg.

Koçi Buzo e kreu krimin e rëndë në sy të njërit prej djemve ndërsa gruaja Liljana Buzo humbi jetën rrugës për në spital duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

“I kisha thënë se nuk do të ndahej nga unë. E kisha paralajmëruar të mos shkonte në gjykatë për divorc. Ajo nuk më dëgjoi”, kështu është shprehur para grupit hetimor Koçi Buzo.

Nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur edhe avokati Gëzim Toçila ndërsa u lëndua lehtë edhe një kalimtar i rastit. Autori Koçi Buzo u vu në pranga teksa largohej pak metra larg vendit të ngjarjes ndërsa iu sekuestruan edhe arma kallashnikov dhe thika që përdori për të vrarë bashkëshorten.

Burimi: Klan News

Share With:
Translate »
585 Views