Këto janë statistikat e Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit nga 2728 testime janë konfirmuar 67 raste të reja me Koronavirus dhe kanë humbur jetën dy qytetarë. Viktimat janë dy pacientë nga Tirana të moshave 52-78 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Në orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Share With:
Translate »
86 Views