Vrau gruan shtatzënë, autori vret edhe veten

I dyshuari për vrasjen e 35 vjecares Hamide Magashit, 35 vjecares shtatzënë, në oborrin e maternitetit të Prishtinës, ka vrarë veten.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla në një postim në Facebook.

Ai shkruan se pavarësisht përpjekjeve të policisë së kosovës që të negociojnë dorëzimin e tij, autori, Sokol Halili, ish bashkëshorti i të ndjerës, kishte vrarë veten. Krimi ndodhi dy ditë më parë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku Magashi ishte e shtruar në pritje të lindjes së fëmijës.

Prej afro 48 orësh, Sokol Halili ishte në arrati dhe policia e kosovës kishte kërkuar madje edhe ndihmën e qytetarëve për informacione që do të conin në kapjen e tij. Ministri Svecla ndërkohë, nuk dha detaje se ku ishte gjetur ai, por tha se autoritetet do të vazhdojnë hetimin për të zbardhur rrethanat e vrasjes së gruas shtatzënë, që tronditi gjithë opinionin publik, dhe vëtevrasjes të autorit po ashtu.

Sot në mesditë ndërkohë, 35 vjecarja Magashi është përcjellë për në banesën e fundit. Vec familjarëve, në ceremoni kanë marrë pjesë edhe shumë qytetarë të kosovës si edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu dhe drejtuesit lokalë.

Share With:
Translate »
206 Views