Alarm në Britani, 4 fëmijë vdesin nga bakteri i rrezikshëm

Vdekjet e fëmijëve të vegjël të infektuar nga streptokoku (Strep A) kanë shkaktuar alarm në Mbretërinë e Bashkuar javët e fundit.

Të premten, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) njoftoi se një fëmijë ( rasti i katërt) ka vdekur nga infeksioni bakterial, ndërsa prindërit e një djali katër vjeçar nga Buckinghamshire thanë se fëmija i tyre vdiq nga i njëjti virus (Strep A).

Zyrtarët shëndetësorë kanë vënë re një rritje të vogël të infeksioneve me streptokokut, i cili mund të shkaktojë ethe. Megjithatë vdekjet dhe komplikimet serioze nga infeksioni janë të rralla.

Dr Yimmy Chow , këshilltar për mbrojtjen shëndetësore në UKHSA, tha për njërin nga katër viktimat: “Jemi jashtëzakonisht të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e një fëmije në shkollën fillore St John’s dhe mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë e tij dhe komunitetin e shkollës.

Duke punuar me ekipin e shëndetit publik të Këshillit Ealing, ne kemi lëshuar këshilla paraprake për komunitetin e shkollës për të ndihmuar në parandalimin e shpërthimeve të mëtejshme dhe po vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër.”

Share With:
Translate »
102 Views